Ndërlidhjet

Bullgari: Peshkopi i njohur u gjet i vrarë në plazh


Pamje nga qyteti-port Varna në Bullgari
Pamje nga qyteti-port Varna në Bullgari
Peshkopi i njohur ortodoks në Bullgari është gjetur i vdekur në një platzh të Detit të Zi.

Trupi i peshkopit Kiril, metropolitan i Varnës, është gjetur sot në mëngjes, në bregdet afër qytetit Varna.

Policia ka sugjeruar se peshkopi 59 vjeçar mund të ketë vdekur nga pasojat e ndonjë veprimi keqdashës. Pritet që autopsia ta përcaktoj shkakun e vdekjes.

Kiril, i cili kishte shërbyer si patriark i përkohshëm i Bullgarisë prej Nëntorit të vitit të kaluar e deri në Shkurt të këtij viti, është konsideruar një person kundërthënës.

Vitin e kaluar ishte zbuluar se kishte shërbyer si spiun për shërbimin sekret të periudhës së komunizmit në Bullgari, për më tepër se 40 vjet.

Ai i kishte zemëruar shumë shtetas në Bullgari duke e treguar pa modesti pasurinë e tij të jashtëzakonshme, përfshirë edhe veturën hibride të tipit Lincoln MKZ, për të cilën thoshte se i ishte dhuruar nga një biznesmen.
XS
SM
MD
LG