Ndërlidhjet

Policia boshnjake serbe rrah nënat e Srebrenicës?


Bosnje e Hercegovinë - Policia boshnjake serbe duke penguar nënat e Srebrenicës që të hyjnë brenda depos ku janë vrarë burrat dhe djemtë e tyre 18 vjet më parë, në fshatin Kravica, 13Korrik2013
Bosnje e Hercegovinë - Policia boshnjake serbe duke penguar nënat e Srebrenicës që të hyjnë brenda depos ku janë vrarë burrat dhe djemtë e tyre 18 vjet më parë, në fshatin Kravica, 13Korrik2013
Policia boshnjake serbe është përleshur të shtunën me familjaret e viktimave të masakrës së Srebrenicës, gra myslimane, të cilat vizituan vendin ku të afërmit e tyre ishin ekzekutuar 18 vjet më parë, njoftojnë mediet boshnjake.

Sipas radios publike BHR1, incidenti ka ndodhur kur policia është munduar të ndalojë rreth 150 gra, për të hyrë me forcë në një magazinë në fshatin Kravica, afër Srebrenicës për të lënë kurora lulesh në vendin ku iu ishin vrarë burrat dhe djemtë e tyre.

Rreth 1,000 boshnjak mysliman janë vrarë në magazinën Kravica më 13 korrik të vitit 1995.

Policia boshnjake serbe mohoi të ketë përdorur dhunë, por gratë thanë se forcat e rendit i kishin rrahur ato, dhe se tetë prej tyre ishin lënduar.

Të enjten 409 mbetje mortore të myslimanëve boshnjak të vrarë në masakrën e Srebrenicës janë varrosur në memorialin Potoçari të Srebrenicës.

Më se 8,000 mysliman boshnjak, burra e djemë janë ekzekutuar nga forcat bosnjake serbe në korrik të vitit 1995, që paraqet masakrën më të madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG