Ndërlidhjet

Autoritetet ruse mohojnë kontaktin me Snowden

Rusi - Ish-kontraktori i agjencisë amerikane të inteligjencës Edward Snowden (Q) dhe Sarah Harrison (M) e Wikileaks flasin me aktivistë të të drejtave të njeriut, në aeroportin e Moskës Sheremetyevo, 12Korrik2013

Autoritetet ruse nuk janë në kontakt me amerikanin e arratisur Edward Snowden, tha të shtunën ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë (NSA) Snowden është paraqitur për herë të parë në publik të premten në zonën transitore të aeroportit të Moskës, bashkë me aktivistë rus për të drejtat e njeriut, dhe disa avokatë.

Ai është ngujuar në këtë zonë neutrale, prej se me aeroplan ka fluturuar nga Hong Kongu.

Shefi i diplomacisë ruse Lavrov tha sot se nuk di se për çfarë kanë diskutuar Snowden dhe aktivistët rus, përveç asaj që ka lexuar dhe parë në medie.

Edward Snowden megjithatë raportohet se ka paraqitur një kërkesë për azil pranë autoriteteve ruse, por këto të fundit mohojnë se kanë pranuar një aplikacion nga ai.

Sipas ligjeve ruse, hapi i parë për të kërkuar azil politik është aplikimi pranë Shërbimit Federal të Migracionit.
XS
SM
MD
LG