Ndërlidhjet

Afganistan: Ushtari i akuzuar për vrasje, u largua nga burgu


Trupat amerikane me makina ushtarake afër një burgu në rrugën Kabul - Bagram
Trupat amerikane me makina ushtarake afër një burgu në rrugën Kabul - Bagram
Një ushtar i Afganistanit, i akuzuar për vrasjen e pjesëtarit të NATO-s nga Sllovakia, ka ikur nga burgu.

Zyrtarët e Afganistanit kanë thënë sot se ushtari ishte larguar nga burgu jashtëzakonisht i mbrojtur në bazën ushtarake në provincën Kandahar.

Gjenerali Abdul Hameed, oficeri më i lartë ushtarak në rajon, tha se ikja e djeshme ishte lehtësuar nga një rojtar ushtarak, i cili, poashtu, ishte larguar.

Gjenerali Hameed tha se ata kishin ikur, duke pretenduar se ushtari i burgosur ishte i sëmurë dhe se duhej të dërgohej në spital.

Ky ushtar afgan ishte arrestuar më 9 Korrik, pasi ishte i dyshuar për të shtëna kundër trupave të jashtme.

Me këtë rast ishte vrarë një ushtar i Sllovakisë në përbërje të NATO-s dhe gjashtë të tjerë ishin plagosur.

Ky incident përsëri e aktualizon çështjen për profesionalitetin e forcave të sigurisë së Afganistanit, derisa trupat e NATO-s po përgatiten për tërheqje në fund të vitit të ardhshëm.

Nga sulmet e “brendshme” – në të cilat ushtarët dhe policët me uniforma afgane kanë shtënë kundër forcave të jashtme – gjatë vitit të kaluar janë vrarë afro 60 pjesëtarë të NATO-s.
XS
SM
MD
LG