Ndërlidhjet

Britania do ta vazhdojë përkrahjen për FSK-në


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff, e ka takuar të hënën ministrin e FSK-së, Agim Çeku, duke i konfirmuar atij dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, vazhdimin e përkrahjes së shtetit që e përfaqëson.

Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së FSK-së, Ambasadori Cliff me këtë rast gjithashtu “e ka përgëzuar ministrin, komandantin si dhe të gjithë oficerët e FSK-së, për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së, të deklaruar kohë më parë nga NATO”.

Komunikata vazhdon më tej, duke thënë se edhe ministri Çeku e ka falenderuar shtetin britanik, por edhe të gjithë “ushtarët, nënoficerët, oficerët e FSK-së, KFOR-in, NATO-n, për angazhimin e tyre në përmbushjen e kapaciteteve të plota operacionale si dhe për kryerjen e detyrave sipas standardeve më të larta të përcaktuara nga NATO”.
XS
SM
MD
LG