Ndërlidhjet

Afganistan: I hapet rrugë zgjedhjeve presidenciale


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ligjvënësit afganë e kanë aprovuar një ligj për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet për këshillat krahinor. Votimi i së hënës nga një komison parlamentar i këtij shteti është një hap i rëndësishëm drejt mbajtjes së zgjedhjeve.

Ligji duhet të nënshkruhet nga presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, të cilit nuk i lejohet të kandidojë sërish pasi t’i përfundoi mandati pesë vjeçar vitin e ardhshëm.

Një tjetër ligj që merret me përgjegjësitë e zyrtarëve zgjedhor është aprovuar gjatë ditëve të fundit. Karzai duhet ta nënshkruaj edhe këtë ligj.

Nëse ligjet e marrin aprovimin edhe të presidentit afgan, ato i hapin rrugë zgjedhjeve që do mbahen më 5 prill të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG