Ndërlidhjet

Mbarojnë qetë protestat e xhumasë në Egjipt


Egypt - Protesta në sheshin Tahrir të Kajros, 19Korrik2013
Egypt - Protesta në sheshin Tahrir të Kajros, 19Korrik2013
Dhjeta mijëra njerëz kanë marr pjesë në demonstrata gjithandej në Egjipt, ku disa kërkonin kthimin në pushtet të presidentit të përmbyshur Mohamed Morsi, ndërsa të tjerët përkrahnin largimin e tij.

Në Kajro ndërkaq, mijëra veta ishin mbledh në sheshet kryesore të qytetit dhe jashtë xhamive, pas faljes së xhumasë.

Ushtria e Egjiptit paralajmëroi të enjtën mbrëma se nuk do të tolerojë dhunën, ndërsa helikopterë dhe aeroplan ushtarak u panë gjatë ditës duke fluturuar ulët në Kajro dhe qytete tjera, menjëherë pas faljes së xhumasë.

Mbështetësit e Morsit, që ishin mbledhur në Nasr City-një paralagje e Kajros-brohorisnin se do të rrëzojnë shefin e ushtrisë Abdel Fattah al-Sissi, i cili kishte lajmëruar personalisht më 3 korrik se Morsi nuk është më president i shtetit.

Protestues anti-Morsi, ndërkaq ishin mbledhur në sheshin Tahrir.
XS
SM
MD
LG