Ndërlidhjet

Gjenerali Dempsey: Në nëntor pakti me Afganistanin


Afganistan - Gjenerali Martin Dempsey (M) gjatë një vizite në shtabin e forcave tokësore amerikane në Afganistan (Ilustrim)
Afganistan - Gjenerali Martin Dempsey (M) gjatë një vizite në shtabin e forcave tokësore amerikane në Afganistan (Ilustrim)
Një ushtarak i lartë i ushtrisë amerikane tha se pret që deri në tetor, Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani të nënshkruajnë një Marrëveshje Bilaterale të Sigurisë, me të cilën përcaktohen kushtet e pranisë ndërkombëtare ushtarake në Afganistan pas vitit 2014.

Kryesuesi i Shtabit të Përgjithëshëm, Gjenerali Martin Dempsey, lajmëroi që nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, atëherë forcat amerikane do të duhet të largohen, duke mos lënë kështu asnjë mundësi për të trajnuar apo ndihmuar forcat afgane pas vitit 2014.

Dempsey foli të hënën mbrëma në Kabul, ku u takua me zyrtarë të lartë afgan, përfshirë edhe presidentin Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit ka pezulluar bisedimet për praninë ushtarake amerikane post-2014 në Afganistan, pasi Washingtoni dhe Pakistani fqinj, mbështetën haphen e një zyre politike të Talebanëve në Katar, gjatë muajit qershor.

Karzai njoftoi përmes një deklarate të hënën se afganët janë “gati” të nënshkruajnë një pakt sigurie me Washingtonin.
XS
SM
MD
LG