Ndërlidhjet

ShBA- 10 lëndohen nga defekti në aeroplan


Ilustrim
Ilustrim
Një aeroplan i kompanisë Southeast Airlines, është plërplasur të hënën, pak sekonda pasi ka prekur tokën në aeroportin LaGuardia të Neë York-ut, për shkak të një defekti teknik, duke lënduar kështu disa pasagjerë.

Sipas autoriteteve, 10 persona kanë kërkuar ndihmë në vendngjarje të hënën mbrëma, ndërsa gjashtë të tjerë janë dërguar për spital.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, po ashtu janë dërguar për trajtim mjekësor.
Më se 150 pasagjerë kanë qenë në aeroplan.

Administrata Federale e Aviacionit tha se fluturimi 345 ka ateruar në ora 5:45, dhe se përkundër defektit në pajisjen e përparme për ulje të aeroplanit, fluturakja është ndalur në fund të pistës së aeroportit.
XS
SM
MD
LG