Ndërlidhjet

Kosovë – Mali i Zi: Këtë vit, demarkacioni i kufirit


Enver Hoxhaj (majtas) dhe Igor Llukshiq gjatë një takimi të mëparshëm në Mal të Zi
Enver Hoxhaj (majtas) dhe Igor Llukshiq gjatë një takimi të mëparshëm në Mal të Zi
Gjatë takimit të sotëm ndërmjet ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe minsitrit të jashtëm të Malit të Zi, Igor Llukshiq, në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, është konstatuar se procesi i shënimit të vijës kufitare ndërmjet dy vendeve pritet të përfundoj brenda këtij viti.

Mëtutje, siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, të dy ministrat janë shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Takimi u bë në margjina të samitit të presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG