Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet me bomba – 14 të vrarë


Pjesëtarët e policisë afgane dhe ushtarët amerikanë në Kandahar të Afganistanit
Pjesëtarët e policisë afgane dhe ushtarët amerikanë në Kandahar të Afganistanit
Autoritetet e Afganistanit thonë se 14 njerëz janë vrarë nga dy sulme të ndara me bomba në pjesën jugore të këtij vendi.

Në sulmin e parë në provincën Zabul, mbrëmë vonë, janë vrarë 11 vetë dhe plagosur 20 të tjerë.

Sipas policisë, në mesin e të vrarëve janë tre policë dhe 8 civilë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Sulmi i dytë ndodhi sot në mëngjes në Kandahar, me ç’rast u vranë tre vetë, një nënë dhe dy fëmijë të saj.

Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, i ka dënuar sulmet.

Njëherësh, Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se 83 militantë ishin vrarë dhe 18 janë arrestuar, gjatë një operacioni njëjavor të sigurisë në pjesën lindore të këtij vendi, i cili ka përfunduar sot.

Aktualisht, dhuna në Afganistan është intensifikuar derisa trupat e jashtme po e vazhdojnë tërheqjen e tyre nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG