Ndërlidhjet

Shkupi do t'i kërkoj OKB-së formatin e dialogut Kosovë-Serbi


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski (Ilustrim)
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski (Ilustrim)
Kryeministri Nikolla Grueski propozon modelin e Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit.

Ai kërkon që bisedimet të zhvillohen në nivel të kryeministrave me ndërmjetësim të një përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Kërkesa e Grevskit vjen pas ngecjes së procesit negociues dhe refuzimit të kërkesës së tij nga Athina për negociata direkte me kryeministrin Andonis Samasar.

“Me qëllim të përshpejtimit të procesit të bisedimeve dhe për një vëmendje më të madhe ndaj kësaj çështjeje, nga të gjitha palët e përfshira, do t’i drejtohem OKB-së me qëndrim për ndryshim të formatit të bisedimeve ku do të ndiqej edhe shembulli i Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht bartës të ekipeve të të dy vendeve të jenë kryeministrat, që së bashku me ekipet e tyre të vijmë deri te një zgjidhje e pranueshme për të dy palët”, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski në një manifestim të organizuar në qytetin e Krushevës më rastin e 2 gushtit, festës kombëtare të Maqedonisë.

Ndërkohë, presidenti Gjorgje Ivanov në një manifestim tjetër gjithashtu kushtuar festës kombëtare, ka përjashtuar çdo mundësi për ndryshimin e emrit kushtetues.

“Nga ne kërkohet të heqim dorë nga emri, nga identiteti jonë. Emri dhe identiteti janë pjesë e jona dhe ne jemi pjesë e tyre. Emri dhe identiteti janë si lumi që rrjedh ndër shekuj, me ose pa ne. Të heqësh dorë nga identiteti, është sikur të kërkosh shuarjen e lumit, ujin e të cilit e pimë”, ka deklaruar presidenti maqedonas.

“Republika e Maqedonisë është ajo që sot mbron identitetin, gjuhën dhe kulturën. Republika e Maqedonisë është ajo që sot mbron sigurinë tonë, i mbron fëmijët tanë. Sot në Republikën e Maqedonisë jemi zot të vetvetes”, shtoi Ivanov.
XS
SM
MD
LG