Ndërlidhjet

Britani, Gjermani: Mbyllen ambasadat në Jemen


Forcat e rendit në Jemen e ruajnë rrugën që çon në Ambasadën e SHBA-ve në kryeqytetin Sana
Forcat e rendit në Jemen e ruajnë rrugën që çon në Ambasadën e SHBA-ve në kryeqytetin Sana
Gjermania dhe Britania thonë se përkohësisht i mbyllin përfaqësitë e tyre diplomatike në Jemen, për shkak të shqetësimeve për sulme terroriste të rrjetit al-Kaida atje.

Poashtu, Londra u ka tërhequr vërejtjen shtetasve britanikë që të largohen nga ky vend.

Mbyllja e planifikuar e ambasadave nesër dhe pasnesër, bëhet në periudhën kur Shtetet e Bashkuara, nesër e ndoshta edhe ditëve të ardhshme, i mbyllin së paku 21 përfaqësi diplomatike në 17 vende myslimane.

Uashingtoni e ka publikuar një alarm global për sulme të mundshme të al-Kaidës gjatë këtij muaji.

Poashtu, është tërhequr vërejtja për sulme potenciale terroriste në sistem publik të transportit dhe infrastrukturë turistike në Jemen.

Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara thonë se me gjasë në këto kërcënime janë të involvuara grupet e afërta me al-Kaidën në Jemen.

Departamenti amerikan i shtetit thotë se sulmet janë të mundshme “veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, dhe mund të ndodhin brenda ose e kanë prejardhjen nga Gadishulli Arabik”.
XS
SM
MD
LG