Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm vdekjeprurës me bombë në treg


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Kandahar
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Kandahar
Nga një sulm me bombë në tregun e kafshëve në qytetin Kandahar, në pjesën jugore të Afganistanit, sot janë vrarë së paku katër civilë dhe janë plagosur afro 22 vetë.

Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Javed Faisal, tha se ekplozivi ishte i fshehur në një karrocë dore dhe shpërtheu në kohën kur tregu ishte i mbushur me njerëz.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG