Ndërlidhjet

Indi: Më se 20 terroristë të involvuar në sulm në Kashmir


Një ushtar pakistanez para një pike të përbashkët kontrolli me Indinë
Një ushtar pakistanez para një pike të përbashkët kontrolli me Indinë
Ministri i mbrojtjes së Indisë, A. K. Antony, thotë se afro “20 terrorist me armatim të rëndë”, së bashku me të tjerë në uniforma të ushtrisë pakistaneze, ishin të involvuar në një sulm kundër një baze ushtarake të Indisë në rajonin e kontestuar Kashmir.

India tha se pesë ushtarë të saj ishin vrarë në sulmin e kryer mbrëmë vonë.

Ky ishte njëri nga sulmet më të mëdha, prej se fqinjët India dhe Pakistani, e kishin nënshkruar një marrëveshje për armëpushim në vitin 2003. Konsiderohet se ky sulm mund t’i shkatërroj përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve paqësore.

Sipas ministrit A. K. Antony, India e ka dërguar një “protestë të fuqishme” në qeverinë e Pakistanit.

Ushtria e Pakistanit e ka përgënjeshtruar çfarëdo involvimi.

Rajoni Kashmir, me popullatë shumicë myslimane, është i ndarë ndërmjet sektorëve që administrohen nga India dhe Pakistani, por të dy palët pretendojnë në gjithë territorin e Kashmirit.
XS
SM
MD
LG