Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 20 të vrarë


Pamje nga qendra e Bagdadit
Pamje nga qendra e Bagdadit
Nga një varg i sulmeve me makina-bomba sot në Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 20 vetë, ndërsa janë plagosur më se 40 të tjerë.

Sipas zyrtarëve irakianë, cak i këtyre sulmeve ishin tregjet dhe rrugët me dyqane në pjesë të ndryshme të Bagdadit.

Sulmet me bomba u bënë në periudhën e vazhdimit të dhunës në Irak, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve politike dhe sektare.

Të dhënat e qeverisë së Irakut, të publikuara së fundit, tregojnë se në muajin Korrik, nga dhuna janë vrarë së paku 1000 vetë, që është numri më i madh i të vrarëve për një muaj, prej Prillit të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG