Ndërlidhjet

Mbyllet aeroporti në Eilat, afër kufirit Izrael - Egjipt


Forcat izraelite inspektojnë një zonë në Eilat ku është hedhur një raketë në afërsi të Detit të Kuq, 17 prill 2013
Forcat izraelite inspektojnë një zonë në Eilat ku është hedhur një raketë në afërsi të Detit të Kuq, 17 prill 2013
Izraeli e ka mbyllur aeroportin e zonës më të skajshme jugore, Eilat në afërsi me gadishullin egjiptian, Sinai të enjtën deri në një njoftim të radhës.

Mbyllja është bërë pas shqetësimeve rreth situatës së sigurisë është cituar një zyrtar ushtarak nga agjencia e lajmeve, Reuters.

Aeroporti i sjellë Izraelit turistë në resorin Eilat të Detit të Kuq ndërsa mbyllja e tij është bërë në kohë të rritjes së nivelit të sigurisë rreth aktiviteteve të militantëve islamik në zonën fqinje të Sinait.

Dhuna në Sinai është rritur që prej se ushtria egjiptiane e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik duke pasur sulme pothuajse çdo ditë kundër forcave të armatosura.
XS
SM
MD
LG