Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se bisedimet direkte në mes të negociatorëve palestinez e izraelit janë caktuar që të vazhdojnë më 14 gusht në Jerusalem.
Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Jen Psaki e ka bërë njoftimin të enjtën, duke shtuar se një raund tjetër i bisedimeve do të mbahet në Jericho në Bregun Perëndimor në një datë të pa specifikuar.
Psaki e ka konfirmuar se ndërmjetësi i sapo emëruar amerikan, Martin Indyk do të marrë pjesë në raundin e bisedimve që do të mbahen në Jerusalem.
Negociatorët izraelit dhe palestinez kanë vazhduar bisedimet direkte në Washington javën e kaluar pas një suspendimi tre vjeçar.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka marrë pjesë në bisedimet që janë mbajtur në Washington por ai nuk pritet të marrë pjesë në bisedimet e javës së ardhshmë në Jerusalem.
Psaki gjithashtu ka folur për vendimin e Izraelit për të ndërtuar 800 shtëpi të reja në territor të kontestuar duke thënë se SHBA-të “nuk e pranojnë legjitimitetin e vazhdimit të këtyre ndërtimeve”.