Ndërlidhjet

Grekët ankohen se BE po i bënë protektorat si Kosovën


Fotografi arkivi gjatë një prej protestave greke kundër masave të shkurtimit buxhetor
Papunësia te të rinjtë në Greqi ka arritur në 65 për qind, shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph”, në versionin elektronik.

“Asgjë kaq shkatërrimtare nuk ka ndodhur kurrë në vendin tim”, ka thënë profesor Yanis Varoufakis, nga Universiteti i Athinës.

Të dhënat e fundut të agjencisë së statistikave të greqisë tregojnë se niveli i përgjithshëm i papunësisë ka shënuar rritje në muajin maj, duke arritur në 27.6 për qind.

Kjo e dhënë mund të shënojë sërish rritje deri në fund të këtij muaji, atëherë kur edhe pritet shkarkimi i 15, 000 punonjësve të sektorit publik, sipas kërkesës së Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar:.

“Përpjekjet e pakontrolluara për ta mbajtur me çdo kusht Greqinë në Eurozonë, në kushtet që nuk janë fare të qëndrueshme, janë duke e shndërruar Greqinë në një formë të Kosovës, një protektorat të BE-së, që prodhon pak, ndërkaq ka suficit të fuqisë punëtore”, citohet të ketë thënë profesori Varoufakis.
XS
SM
MD
LG