Ndërlidhjet

Izrael: U liruan 26 palestinezë të burgosur


Të burgosurit palestinezë u pritën me gëzim nga farefisi në Ramallah të Bregut Perëndimor
Të burgosurit palestinezë u pritën me gëzim nga farefisi në Ramallah të Bregut Perëndimor
Izraeli i ka liruar 26 palestinezë të burgosur, në shenjë të vullnetit të mirë, para vazhdimit të bisedimeve paqësore, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Të burgosurit janë liruar mbrëmë vonë nga burgjet izraelite, para takimeve të sotme, që pritet të mbahen në Jerusalem.

Shumë prej të burgosurve ishin të dënuar për vrasje të civilëve izraelitë dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar palestinezë të Izraelit.

Izraeli ka premtuar lirimin e 104 palestinezëve të burgosur në katër grupe, varësisht nga progresi në negociatat paqësore.

Lirimi i të burgosurve është pjesë e nismës së sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, që izraelitët dhe palestinezët të kthehen në bisedime.

Rundi fillestar i negociatave u mbajt muajin e kaluar në Uashington, pas një ndërprerjeje pothuajse trivjeçare.
XS
SM
MD
LG