Ndërlidhjet

Bjellorusi: Hetime për gruan e rrëmbyer në Siri


Pamje e ndërtesave të dëmtuara nga luftimet ndërmjet forcave të Sirisë dhe kryengritësve afër kryeqytetit Damask
Pamje e ndërtesave të dëmtuara nga luftimet ndërmjet forcave të Sirisë dhe kryengritësve afër kryeqytetit Damask
Ambasada e Bjellorusisë në Siri po zhvillon hetime lidhur me një video, në të cilën shihet në femër, që pretendon se është shtetase bjelloruse, e zënë nga kryengritësit në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Bjellorusisë, Andrey Savinykh, tha sot se është shumë herët të bëhen konkludime përfundimtare për këtë video, e cila ka qarkulluar prej ditës së djeshme në Internet dhe në të cilën shihen dy femra të reja, të rrethuara me meshkuj të armatosur dhe të maskuar.

Njëra femër thotë se është nga Moldavia, ndërsa tjetra tha se emri i saj është Svyatlana Markiyanovich dhe është nga Bjellorusia.

Ato në video thonë se janë agjente të Hezbollahut dhe kanë ardhur në Siri me dokumente të falsifikuara si gazetare, për të mbledhur informacione për Armatën e Lirë të Sirisë.

Vitin e kaluar, gazetarja ukrainase, Ankhar Kochnyeva, ishte zënë nga kryengritësit sirianë dhe pas tre muajve, arriti të ikte nga rrëmbimi.
XS
SM
MD
LG