Ndërlidhjet

UEFA diskualifikon Metalist Kharkiv nga Liga e Kampionëve


Fotografi nga ajri i stadiumit të ekipit Metalist në Kharkiv të Ukrainës, 21 Maj 2012
Fotografi nga ajri i stadiumit të ekipit Metalist në Kharkiv të Ukrainës, 21 Maj 2012
EUFA e ka diskualifikuar sot ekipin, Metalist të Kharkiv nga Liga e Kampionëve për lidhje me fiksimin e ndeshjeve në Ukrainë.

Ky vendim mund të rikthejë në gara ekipin grek, PAOK Thessaloniki.

Gara futbollistike me e çmuar në botë ka disa çështje ligjore të tjera edhe më një ekip tjetër, Fenerbahce, ekip ky që po lufton të mos përjashtohet për shkak të një rasti që po zgjatë me vite në Turqi lidhur me të njejtën akuzë, fiksim ndeshjesh.

Ekipi turk, Fenerbahce pritet të përballet javën që vjen, në ndeshjet e play-off-it me ekipin anglez të Arsenalit.

Për veprimet e mëtutjeshme, vendimet do i merrë Paneli i Emergjencave të UEFA-s që përbëhet prej pesë pjesëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s apo nga Komitetit i Apeleve nëse klubet e dëmtuara vendosin të apelojnë këto vendime.
XS
SM
MD
LG