Ndërlidhjet

Së paku 50 persona të vrarë në Kajro


Kajro, 16 gusht 2013.
Kajro, 16 gusht 2013.
Së paku 50 njerëz janë vrarë në Kajro, derisa mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi, kanë dalë në rrugë për të denoncuar dhunën policore.

Korrespondentët e mediave perëndimore raportojnë se së paku 11 njerëz janë vrarë vetëm në sheshin Ramses të kryeqytetit.

Vdekje janë raportuar edhe në qytete të tjera të Egjiptit, përfshirë katër në Ismailia dhe tetë në Damieta.

Vëllazëria Myslimane ka thirrur “të premten e zemërimit” për të protestuar vrasjen e qindra islamistëve nga goditja e policisë, të mërkurën.

Autoritetet e përkohshme të Egjiptit kanë ngritur numrin e të vdekurve këtë ditë në më shumë se 620. Vëllazëria Myslimane, në anën tjetër, thotë se bëhet fjalë për më shumë se 2,000 të vrarë.
XS
SM
MD
LG