Ndërlidhjet

BE nuk ja ndalon ndihmat Egjiptit


Fotografi arkivi e shefes për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton
Fotografi arkivi e shefes për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton
Ministrat e jashtëm të BE-së e kanë “dënuar fuqimisht” dhunën e ditëve të fundit në Egjipt, por nuk kanë vendosur që të ndalojnë programin e ndihmave nga frika se kjo mund të godas qytetarët e zakonshëm.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton ka thënë të mërkurën se BE ju bënë thirrje të gjitha palëve që t’i kthehen tryezës së bisedimeve për të evituar gjakderdhje të mëtutjeshme.

Ajo ka thënë se shtetet e BE-së janë pajtuar që të suspendojnë licencat e eksportit për armë dhe mallra që mund të përdorën për represion të brendshëm.

Ajo ka thënë se këto shtete gjithashtu do e rishikojnë edhe programin e ndihmave.

Ashton ka thënë se ministrat e dënojnë fuqishëm përdorimin e forcës së papërshtatshme nga forcat e sigurisë së Egjiptit, por edhe dhunën nga ata që i kundërshtojnë autoritetet.

Përleshjet në mes të forcave të sigurisë dhe përkrahësve të liderit islamik të hequr nga pushteti, Muhammed Morsi, ka lënë të vrarë qindra njerëz gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG