Ndërlidhjet

Obama diskuton për Sirinë me ekipin e sigurisë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Barack Obama do të takojë sot këshilltarët e sigurisë kombëtare, për të diskutuar hapat e ardhshëm në Siri.

Takimi ndodh në mesin e raporteve se Qeveria e Sirisë ka kryer sulm kimik, të mërkurën pranë Damaskut.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Uashingtoni ka “një gamë të gjerë opsionesh në dispozicion”.

Sipas tij, Obama “ka urdhëruar komunitetin e inteligjencës që të mbledhë fakte dhe prova”, për të konfirmuar nëse forcat qeveritare të Sirisë kanë përdorur armët kimike.

Në një intervistë për televizionin CNN, Obama ka thënë se nëse akuzat dalin të verteta, “situata do të kërkojë vëmendjen e Amerikës”.

Burime të opozitës siriane kanë vlerësuar se deri në 1,300 njerëz mund të kenë humbur jetën nga sulmi i dyshuar kimik, që ka ndodhur të mërkurën në Damask.

Ato kanë fajësuar qeverinë për sulmin, por kjo e fundit hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG