Ndërlidhjet

Gruevski propozon zgjedhje të parakohshme më 13 tetor


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i ka ofruar partisë opozitare, Lidhjes Social-Demokrate, dy alternativa për, siç ka thënë, nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike.

“Ose raport për incidentin e 24 dhjetorit sipas dëshirës së LSDM-së, ose zgjedhje të parakohshme parlamentare. E para, që në thelb nuk përbën propozim serioz, ka të bëjë me formimin e një komisioni të ri që do të votonte konkluzionet, të cilat do t’i dëshironte LSDM-ja, dhe në krye të komisionit mund të qëndrojë edhe ish-kryetari i saj, Branko Cërvenkovski. E dyta, është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe shpërndarja e Kuvendit ditën e hënë, që zgjedhjet të mund të mbahen më 13 tetor - tri ditë para publikimit të raportit të Komisionit Evropian. Pra, zgjedhjet kanë kuptim vetëm në rast se mbahen para raportit", ka thënë Gruevski, duke akuzuar opozitën për dështimin e punës së komisionit.

Reagimi i tij vjen pas konstatimit nga ana e liderit të LSDM-së se Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë për dëbimin me dhunë të deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit më 24 dhejtor.

Opozita ka kërkuar që raporti të konstatojë shkeljen e kushtetutës nga ana e institucioneve, por kjo është kundërshtuar nga ana e partisë së Gruevskit.

LSDM-ja sot duhet të përgjigjet për propozimin e Gruevskit.
XS
SM
MD
LG