Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, vazhdon sot vizitën në Pakistan. Ai ka arritur në Islamabad të hënën, për të kërkuar ndihmën pakistaneze në organizimin e bisedimeve të paqes midis Kabulit dhe militantëve talibanë.
Karzai ka thënë se ai dhe kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, kanë diskutuar mënyrat për të punuar së bashku, për të luftuar terrorizmin dhe për të avancuar procesin e paqes.
Karzai është pritur të kërkojë nga Islamabadi që të shfrytëzojë ndikimin e tij për të bindur udhëheqësit talibanë që t’iu bashkohen bisedimeve të paqes me një komision afgan.