Më 28 gusht të vitit 1963, rreth 250,000 njerëz janë mbledhur në Uashington, duke bërë thirrje për punë, drejtësi sociale dhe të drejta të barabarta. Në Memorialin Lincoln, ata kanë dëgjuar fjalimin e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King, i cili imagjinonte një ditë kur njerëzit nuk do të gjykoheshin për nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. Këtu mund t'i shihni disa fotografi që tregojnë momente historike nga lëvizja për të drejtat e njeriut gjatë viteve 1950 dhe 1960.
Momente historike të Lëvizjes për të Drejtat Civile
1
Një student afro-amerikan, Nathaniel Steward, 17 vjeçar, reciton mësimin e tij më 21 maj, 1954, në shkollën Saint-Dominique në Uashington, DC. Shkolla ishte ndër të parat që mbajti klasa të integruara me nxënës të të dyja racave
2
Avokatët Thurgood Marshall (në mes), George E.C. Hayes (majtas), dhe James Nabrit festojnë vendimin e Gjykatës Supreme për "Brown v. Board of Education" më 17 maj 1954. Vendimi deklaroi se veçimin racial në shkolla të jetë jokushtetues. Në vitin 1967, Thurgood Marshall u bë personi i parë afrikano-amerikan për t'u emëruar në Gjykatën Supreme.
3
Emmett Till, 14 vjeçar nga Çikago, po vizitonte familjen në Misisipi, kur u kidnapua, u rrah brutalisht dhe u vra. Sulmuesit e tij, që ishin me lëkurë të bardhë, thanë se e kishin vrarë Tillin për shkak se po ngacmonte një grua të bardhë, u liruan nga juria që ishte e përbërë vetëm nga persona të bardhë. Ky rast u bë shkas edhe i debateve nga lëvizja e të drejtave të njeriut.
4
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Rosa Parks, shihet në fotografi bashkë me Martin Luther Kingun, në vitin 1955. Parks u arrestua pasi që refuzoi t'ia lëshonte karrigen e saj të autobusit një udhëtari të bardhë. Akti i kundërshtimit të saj nxiti fillimin e bojkotit të "Autobusëve Montgomeri", një fushatë proteste kundër segregacionit në transportin publik në shtetin e Alabamës.