Më 28 gusht të vitit 1963, rreth 250,000 njerëz janë mbledhur në Uashington, duke bërë thirrje për punë, drejtësi sociale dhe të drejta të barabarta. Në Memorialin Lincoln, ata kanë dëgjuar fjalimin e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King, i cili imagjinonte një ditë kur njerëzit nuk do të gjykoheshin për nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. Këtu mund t'i shihni disa fotografi që tregojnë momente historike nga lëvizja për të drejtat e njeriut gjatë viteve 1950 dhe 1960.
Momente historike të Lëvizjes për të Drejtat Civile
5
Rosa Parks ulet me një gazetar në një autobus në Alabama, në vitin 1956, pasi Gjykata Supreme e SHBA-ve vendosi se veçimi është i paligjshëm në sistemin e transportit të qytetit.Çështja gjyqësore ishte rezultat i bojkotit të autobusëve iniciuar nga aktivistët.
6
Nëntë fëmijë afrikano-amerikanë shihen të shoqëruar nga paratrupat amerikane jashtë një shkolle në Little Rock, Arkansas, më 25 shtator, 1957. Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower kishte urdhëruar trupat qeveritare për të mbrojtur fëmijët nga protestuesit e inatosur, pasi ata filluan të ndjekin shkollën me shumicë të nxënësve me ngjyrë të bardhë.
7
Aktivistët studentë me duar të bashkuara këndojnë, derisa përgatiten të largohen nga Ohajo për të regjistruar votuesit afrikano-amerikanë në Misisipi në vitin 1964. Fushata e regjistrimit të votuesve ishte e njohur si "Liria Verore".
8
Protestuesit afrikano-amerikanë dhe ata me ngjyrë të bardhë, lidhen mes vete së bashku gjatë një proteste kundër segregacionit në New York, më 23 gusht, 1963.