Fituesi i vitit të kaluar të US Open, Andy Murray, e ka kaluar raundin e parë të kësaj gare duke fituar kundër teniserit veteran francez, Michal Llodra me rezultat 6 – 2, 6 – 4, 6 – 3.
Ndeshja që nuk zgjati shumë për shkak të lojës së fuqishme të Murray, filloi me katër orë vonesë për shkak të të reshurave.
Në ndeshjen e radhës, skocezi, Murray do të përballet me argjentinasin, Leonardo Mayer.
Kevin Anderson nga Afrika e Jugut, Andreas Seppi i Italisë, Mikhail Youzhny i Rusisë dhe dy amerikanët, Lleyton Hewit e Tim Smyczek janë në mesin e fituesve të raundit të dytë.
Në anën tjetër, Venus Williams e cila dikur ishte teniserja numër një në botë, ka humbur në raundin e dytë nga kinezja Zheng Jie me rezultat, 6 – 3, 2 – 6, 7 -6.
Kjo është hera e tretë radhazi që amerikania, Williams largohet nga kjo garë në randin e dytë, duke nxitur kështu zërat për një pensionim të hershëm të saj, diçka që ajo e ka hedhur poshtë.