Ndërlidhjet

Ndërtesa në Londër “shkrin” makinat


Ndërtesa Walkie Talkie
Ndërtesa Walkie Talkie
Një rrokaqiell në zemër të qarkut financiar të Londrës është duke u fajësuar nga pronarët e makinave për dëmtimin e automjeteve të tyre.

Kulla, e mbuluar me xhama qelqi, reflekton rrezet e diellit në atë intensitet saqë arrijnë të shkrijnë pjesë të makinave.

Ndërtesa, e quajtur Walkie Talkie, është fajësuar këtë javë për deformimin e një pasqyre anësore, të xhamave dhe të shenjës dalluese të një makine Jaguar, të parkuar në rrugën nën ndërtesën 37-katëshe, e cila vazhdon ende të ndërtohet.
XS
SM
MD
LG