Ndërlidhjet

Franca e bindur qe Assad është fajtor për krimet në Siri


Fotografi arkivi e ministrit të jashtë francez, Laurent Fabius
Fotografi arkivi e ministrit të jashtë francez, Laurent Fabius
Franca duket e vendosur për intervenim në Siri pasi qeveria e këtij shteti është tërësisht e bindur që fajtor për krimet, përfshirë edhe për sulmin me armë kimike në Siri është regjimi i Bashar al Assadit.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius i ka dhënë intervistë radios franceze, Info para një takimi të jashtëzakonshëm të parlamentit francez për Sirinë.

"Kur dikush përmes një sjellje të këtillë ka shkaktuar 110 mijë viktima, kur dikush e ka helmuar me gaz një popull përmes një veprimi të pa-precedent, që nuk është parë që një kohë të gjatë, dhe ka shkelur konventat ndërkombëtare që janë nënshkruar nga 180 shtete, para 100 vjetësh, e dini që konventa e Gjenevës daton nga viti 1925 dhe është nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore, pra kur dikush është zhdukës i popullit të vet, unë mendoj që ne nuk duhet të marrim parasysh së çfarë thotë së fundi Bashar al Assadi”, ka thënë me bindje kryediplomati francez.
XS
SM
MD
LG