Ndërlidhjet

Vendoset shpërbërja e OJQ-së, Vëllazëria Myslimane


Logoja e Vëllazërisë Myslimane
Logoja e Vëllazërisë Myslimane
Qeveria egjiptiane ka vendosur që ta shpërbëjë Vëllazërinë Myslimane të regjistruar si organizatë jo qeveritare, gazeta shtetërore Al Akhbar ka raportuar të premtën, duke shtuar se vendimi do të bëhet i ditur javën e ardhshme.

“Vendimi i ministrit në fakt është marrë, por ai do të bëhet publik në fillim të javës që vjen në një konferencë me gazetarë”, Al Akhbar e citon Hany Mahanan, zëdhënës i ministrisë për solidaritet social.

Vendimi ka të bëjë me OJQ-në që ishte regjistruar formalisht nga Vëllazëria në mars si përgjigje ndaj një procesi që thotë se lëvizja nuk ka status ligjor.

Vëllazëria është krijuar në vitin 1928 ndërsa formalisht është shpërbërë nga udhëheqësit ushtarak egjiptian në vitin 1954.
XS
SM
MD
LG