Ndërlidhjet

SHBA i kthen Afganistanit artefaktet e vjedhura


Ambasadori i Afganistanit në SHBA, Eklil Hakimi.
Ambasadori i Afganistanit në SHBA, Eklil Hakimi.
Shtetet e Bashkuara kanë kthyer në Afganistan një poç të lashtë vere dhe pesë artefakte ari që janë vjedhur nga vendi.

Në një ceremoni në Ambasadën e Afganistanit në Uashington, ambasadori afgan, Eklil Hakimi, ka pranuar objektet nga Agjencia amerikane e Imigracionit dhe Doganave.

“Këto objekte janë thesare kombëtare që formojnë identitetin e vendit dhe dallojnë Afganistanin nga pjesa tjetër e botës”, ka thënë Hakimi.

Zyrtarët doganorë të Shteteve të Bashkuara kanë konfiskuar objektet në mars të vitit 2011, në aeroportin Newark të Nju Xhërsit.

Hetuesit kanë zbuluar se ato janë dërguar për një biznes në Nju Jork, i cili dyshohet se merret me prona të grabitura kulturore.
XS
SM
MD
LG