Ndërlidhjet

Rusia i dorëzon SHBA-së planin për Sirinë


Provinca Idlib në Siri
Provinca Idlib në Siri
Diplomatët rusë raportohet se u kanë dorëzuar Shteteve të Bashkuara planin, i cili parasheh që Siria të dorëzojë stoqet e armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar.

E ballafaquar me kërcënimin e sulmeve ushtarake nga SHBA-ja, Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka pranuar planin e Rusisë.

Por, kjo e fundit ka kundërshtuar kërkesat amerikane dhe franceze për një rezolutë të detyrueshme të Kombeve të Bashkuara, e cila përfshin “pasoja shumë të rënda” në rast të moszbatimit të planit.

Ambasadori rus në Francë, Aleksandr Orlov, ka thënë se rezoluta do të ishte një “kurth”, që synon hapjen e derës për ndërhyrje ushtarake.

Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni dhe aleatët e tij do t’i japin një shans propozimit për dorëzim armësh, porse do të mbajnë në gjendje gatishmërie edhe ushtrinë.
XS
SM
MD
LG