Ndërlidhjet

Putin ju drejtohet amerikanëve përmes "New York Times"


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin ju ka drejtuar popullatës amerikane përmes një editoriali të botuar në Neë York Times duke e kundërshtuar sulmin ndaj Sirisë dhe në të njejtën kohë duke vazhduar ta mbrojë presidentin sirian, Bashar al Assad.

Ai ka thënë se janë rebelët sirianë ata që janë fajtor për sulmin me armë kimike e jo qeveria e Sirisë.

Në shkrimin e botuar mbrëmjën e së mërkurës në faqen e internetit të gazetës amerikane, Putin ka thënë: “Nuk ka dyshim që gazi helmues është përdorur në Siri”.

“Mirëpo ka shumë arsye për të besuar se nuk ishte ushtria siriane, por forcat opozitare ato që e përdorën për të provokuar një intervenim nga patronët e tyre të huaj e të fuqishëm, të cilët do të mbanin anën e fundamentalistëve”.

Komenti i Putinit është publikuar në një kohë kur shefat e diplomacive të SHBA-ve dhe Rusisë pritet të takohen në Gjenevë për të diskutuar planin rus për armatimin kimik të Sirisë.

Presidenti rus gjithashtu ka vazhduar të kundërshtojë një intervenim ushtarak pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili po ndodhi: “do rezultonte në më shumë viktima të pafajshme dhe eskalim, potencialisht duke e përhapur konfliktinpërtej kufinjëve të Sirisë”.

“Askush nuk dëshiron që Kombet e Bashkuara ta pësojnë fatin e njejtë sikur Liga e Kombeve” ka komentuar më tej Putin në op/ed-in e tij në Neë York Times.

Paralajmërimi i Putinit ka shkuar edhe më tej duke e kritkuar në përgjithësi politikën e jashtme amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001.

Ai e ka akuzuar Amerikën se e ndjek një politikë të jashtme përmes “forcës shtazarake” e cila sipas tij ka dështuar në Irak, Afganistan dhe Libi.

“Miliona njerëz nëpër botë çdo herë e më shumë e shohin Amerikën jo si model të demokracisë, por si një vend që mbështetet tërësisht në forcën shtazarake, duke krijuar koalicione nën slloganin ‘ose je me ne ose kundër nesh’

Ai e ka përfunduar shkrimin e tij me një kritikë dënuese të ideologjisë së “jashtëzakonshmërisë amerikane”.

“është jashtëzakonisht e rrezikshme që të inkurajohen njerëzit që të shohin vetëm si të jashtëzakonshëm, për çfarëdo arsye”, ka thënë ai.

“Ka shtete të mëdha dhe të vogla, të pasura e të varfëra, ato që kanë traditë të gjatë të demokracisë dhe ata që po e gjejnë rrugën drejt demokracisë”, ka shkruar më tej Putin duke e përfunduar editorialin me “Ne të gjithë jemi të ndryshëm(por)…nuk duhet të harrojmë se Zoti na krijojë të gjithëve të barabartë”.
XS
SM
MD
LG