Ndërlidhjet

Qeveria serbe, emërime të reja për veriun e Kosovës


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Qeveria e Serbisë e ka emëruar Krstimir Pantiqin kryetar të këshillit të përkohshëm të Mitrovicës, kuvendi komunal i së cilës është shpërbërë para dy ditëve, raporton agjencia e lajmeve serbe, BETA pasi vendimi është publikuar në gazetën zyrtare të Serbisë.

Qeveria e Serbisë, më 10 shtator ka shpërndarë kuvendet komunale të katër komunave të veriut.

Pjesëtarë të tjerë të këtij këshilli janë emëruar Dragisha Vlaskoviq, Dragan Radisavljeviq, Aleksander Spiriq dhe Ninislav Gjeriq.

Për kreun e këshillit të përkohshëm të komunës së Leposaviqit, qeveria serbe e ka emëruar Dragan Jablanoviqin, ndërsa anëtarë janë emëruar Dabrivoje Gjurgjeviq, Zoran Todiq, Mark Kuzmanoviq dhe Rodos Mihajloviq.

Për kreun e këshillit të përkohshëm të Zveqanit, qeveria serbe e ka emëruar Dragan Nedeljkoviq, ndërsa pjesëtarë janë emëruar Ivan Todosijeviq, Sinisha Milosavljeviq, Milivoje Galjak dhe Miodrag Aciq.

Qeveria e Serbisë e ka emëruar Stefan Vuloviq si kryetar të këshillit të përkohshëm të Zubin Potokut.
XS
SM
MD
LG