Ndërlidhjet

Policia e konfirmon se 5 vjeçarja pakistaneze është dhunuar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarë të lartë të policisë në Pakistan janë paraqitur në gjykatën supreme të këtij vendi për të raportuar për hetimin e tyre në lidhje me një rast përdhunimi brutal të një vajze pesë vjeçare.

Shefi i policisë në krahinën lindore të Punjabit, e ka dorëzuar një raport të shtunën me te gjeturat e para të këtij hetimi të premtën.

Mediat e këtij vendi raportojnë se hetimi policor e konfirmon se vajza është dhunuar.

Policia pakistaneze ka thënë se vajza është gjetur në gjendje shumë të rëndë jashtë spitalit mbrëmjen e së premtës, një ditë pasi ajo ishte shpallur e humbur nga një lagje e varfër e Lahores.

Ministri i drejtësisë së këtij rajoni, Rana Sanaullah kapremtuar të premtën se kryesit e këtij krimi mizor do t’iu jepet dënimi i cili do të merret si shembull për ata që kryejnë krime të tilla.

Policia në Lahore ka formuar dy ekipe të veçanta të cilët janë në kërkim të autorëve të krimit.
XS
SM
MD
LG