Ndërlidhjet

Vërshimet marrin jetën e disa personave në Kolorado


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Vërshimet e kanë goditur shtetin perëndimor amerikan të Kolorados, ndërsa disa persona e kanë humbur jetën.

Zyrtarët në Boulder County kanë thënë se në këtë zonë brenda një dite ka rënë gjysma e të reshurave që bien zakonisht brenda një sezoni të tërë.

Presidenti Barack Obama, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar amerikan ka thënë se të reshura të shumta pritet të vazhdojnë edhe të premtën në disa zona që tashmë janë prekur nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG