Ndërlidhjet

Obama: Siria të jetësojë angazhimet publike


Presidenti i Shteteve tw Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve tw Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka paralajmëruar “pasoja” nëse regjimi sirian dështon të veprojë në përputhje me marrëveshjen, e cila parashesh shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Marrëveshja e arritur të shtunën në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kërkon që Siria të japë detaje të plota për stoqet e saj brenda një jave.

Përmes një deklarate, Obama ka thënë se ajo është një “hap i rëndësishëm” dhe i ka bërë thirrje Sirisë që të jetësojë angazhimet e saj publike.

“Nëse diplomacia dështon, Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për të vepruar”, ka thënë Obama.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG