Ndërlidhjet

Haradinaj: Akt i shëmtuar kundër EULEX-it


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar
fuqishëm “sulmin kriminal” ndaj pjesëtarëve të misionit të EULEX-it, me ç’rast ka humbur jetën një pjesëtar i këtij misioni.

Haradinaj e konsideron këtë si një "akt të shëmtuar dhe qyqar" kundër misionit të EULEX-it dhe përpjekjeve të përbashkëta për vendosjen e rendit, ligjit dhe të kushtetutshmërisë, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Kryetari i AAK-së ka ftuar “për bashkërenditje dhe koordinim midis të gjithë aktorëve - institucioneve të vendit dhe partnerëve ndërkombëtarë, për angazhim edhe më të përkushtuar në shtrirjen e rendit dhe të ligjit në veri dhe për identifikimin, kapjen dhe dënimin e autorëve të këtij sulmi të shëmtuar”.
XS
SM
MD
LG