Ndërlidhjet

BE dhe SHBA dënojnë sulmin në Zveçan


Zveçan, 19 shtator 2013.
Zveçan, 19 shtator 2013.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, shtetet anëtare të BE-së, të përfaqësuara në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë dënuar fuqishëm “sulmin frikacak”, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm kundër dy makinave të EULEX-it në komunën e Zveçanit dhe ka rezultuar me vdekjen e një pjesëtari të misionit evropian.

“Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar në tërësi”.

“Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e autoritetve për të gjetur autorët e këtij sulmi dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë. Përpjekjet për të destabilizuar përparimin në veri të Kosovës janë të papranueshme”.

“U bëjmë thirrje të gjithë indivivdëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të vazhdojnë mbështetjen e tyre për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit, midis Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në reagimin e përbashkët të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të BE-së, të përfaqësuara në Kosovë, dhe të ambasadës amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG