Shtëpia e Bardhë thotë se aktualisht nuk është planifikuar ndonjë takim ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij të Iranit, Hassan Rohani, javën e ardhshme në Nju Jork, gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lidhur me këtë çështje është prononcuar Ben Rhodes, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare i Shteteve të Bashkuara.
“Nuk mund të parashikoj çfarëdo bashkëveprimi, që mund të ndodhë në nivele të ndryshme në Kombet e Bashkuara. Është e mundshme, që atje mund të ketë ndonjë lloj të bashkëveprimit në nivele të ndryshme, që thjeshtë nuk është planifikuar në këtë moment”, u tha gazetarëve Ben Rhodes, mbrëmë vonë në Uashington.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha të enjten se është e mundshme që Obama do të takohet me Rohanin në Nju Jork, nëse Irani sinjalizon se është serioz për ndaljen e aktiviteteve të ndjeshme atomike.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet besojnë se Irani në mënyrë të fshehtë po i zhvillon kapacitetet për prodhimin e armatimit atomik, por Irani i ka hedhur poshtë këto akuza.