Ndërlidhjet

Ryabkov: Kërcënimi me luftë kundër Sirisë, i pakuptueshëm


Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov gjatë takimit me presidentin e Sirisë, Bashar al Assad
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov gjatë takimit me presidentin e Sirisë, Bashar al Assad
Numri dy i diplomacisë ruse, Sergei Ryabkov, duke folur sot në dhomën e ulët të parlamentit rus, Dumës shtetërore në Moskë ka thënë se nuk arrin t’i kuptojë amerikanët pse duan patjetër të fusin kërcënimin më luftë kundër Sirisë, pasi regjimi atje tashmë ka treguar gatishmëri për bashkëpunim.

"Pala siriane tashmë qartë ka demonstruar vullnetin e saj të mirë. Duke e pasur këtë parasysh, duket tërësisht jo e logjikshme që amerikanët, të përkahur nga britanikët dhe francezët, po e nxisin tejmase Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të miratojë një rezolutë që do e përmbante kërcënimin e drejtpërdrejt kundër Sirisë”, ka thënë Ryabkov.
XS
SM
MD
LG