Ndërlidhjet

Obama flet për Iranin dhe Sirinë në OKB


Presidenti amerikan, Barack Obama në OKB
Presidenti amerikan, Barack Obama në OKB
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se qeveria e re iraniane duhet të ofrojë bazë të besueshme për një marrëveshje rreth planit bërthamor të saj.

Gjatë fjalimit që e ka mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se SHBA-të dëshiron që të zgjidh çështjen e programit bërthamor të Iranit.

Ai ka thënë se e ka udhëzuar sekretarin e shtetit, John Kerry që të vazhdojë me përpjekjet diplomatike për të zgjidhur këtë çështje.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, pritet t’i drejtohet forumit më vonë.

Gjatë fjalimit të tij, lideri amerikan ka folur edhe për Sirinë, për të cilën ka thënë se SHBA-të do të ofrojnë një ndihmë shtesë prej 340 milionë dollarë.

Obama ka thënë se shuma e premtuar sot do të jetë ndihmë humanitare, ndërsa ka kërkuar edhe nga shtetet e tjera që të kontribojnë.

Më tutje gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se SHBA-të janë të gatshëm që të shfrytëzojnë të gjitha elementet e fuqisë amerikane, duke e përfshirë edhe forcën ushtarake që të sigurojë interesin amerikan në Lindje të Mesme.
XS
SM
MD
LG