Ndërlidhjet

Ekspertët e OKB-së përfundojnë misionin në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë hetuar akuzat për përdorimin e armëve kimike në Siri, kanë përfunduar misionin.

Konvoji i ekspertëve ka lënë sot Damaskun, për të arritur në Bejrut.

Ky ka qenë misioni i dytë i tyre në Siri brenda dy muajsh.

Ata kanë hetuar shtatë incidente, në të cilat dyshohet se janë përdorur armë kimike, ndërsa raportin gjithëpërfshirës pritet ta publikojnë muajin e ardhshëm.

Një tjetër ekip i ekspertëve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pritet të arrijë në Siri të martën, për të nisur procesin e verifikimit dhe të eliminimit të armëve kimike të Sirisë.

Damasku është pajtuar për shkatërrimin e aresnalit kimik pas një sulmi të dyshuar kimik, i cili ka ndodhur më 21 gusht dhe ka vrarë qindra persona.
XS
SM
MD
LG