Ndërlidhjet

Dyshohet për mjet shpërthyes në aeroportin e Prishtinës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka marrë një informacion, ende të pakonfirmuar, me dyshimin për një mjet shpërthyes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu i ka thënë radios Evropa e Lirë në Prishtinë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka shtuar se policia ka ndërmarrë tashmë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të tilla.

Për momentin nuk ka informacione shtesë për rastin.
XS
SM
MD
LG