Ndërlidhjet

Obama: Jepni fund mbylljes së qeverisë!


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka fajësuar direkt kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, dhe republikanët e këtij organi për mbylljen e qeverisë, duke thënë se ata kanë “makth” nga Programi për Kujdesin Shëndetësor.

Obama ka thënë se udhëheqësit republikanë mund t’i japin fund mbylljes për “pesë minuta”, porse janë shumë të afërt me ligjvënësit konservatorë për të bërë një gjë të tillë.

Presidenti ka kërkuar që të votohet ligji i qeverisë për shpenzime dhe “asgjë tjetër”.

“Votojeni, ndalojeni këtë farsë dhe jepni fund kësaj mbylljeje”, ka thënë Obama.

Shumica e operacioneve qeveritare janë mbyllur mesnatën e së hënës, pasi Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët, dhe Senati, i kontrolluar nga demokratët, nuk kanë arritur marrëveshje për ligjin për shpenzime.

Për rrjedhojë, rreth 800,000 punëtorë të qeverisë janë dërguar në pushim pa pagesë.
XS
SM
MD
LG