Ndërlidhjet

Kombëtarja afgane në kriket për herë të parë në botëror


Kombëtarja afgane e kriketit
Kombëtarja afgane e kriketit
Ekipi kombëtar afgan i kriketit ka mundur Kenian në një fitore që e dërgon atë për herë të parë në histori në Kupën e Botës në këtë sport.

Hameed Hassan, një nga sportistët e kombëtares, ka thënë që kualifikimi për botërorin që mbahet në vitin 2015 në Australi dhe Zelandë të Re, është “një ëndërr e bërë realitet”.

Fitorja shënon një moment ringjalljeje në vendin e rrënuar nga lufta.

Muajin e kaluar, kombëtarja afgane në futboll bëri histori, duke fituar trofeun e parë ndërkombëtar për Afganistanin në këtë sport.
XS
SM
MD
LG