Ndërlidhjet

Birmania liron 56 të burgosur politikë


Thein Sein gjatë një takimi me presidentin, Barack Obama
Thein Sein gjatë një takimi me presidentin, Barack Obama
Presidenti i Birmanisë ka falur 56 të burgosur politikë, si pjesë e një plani për t’i liruar të gjithë personat e burgosur për kundërshtim të qeverisë, deri në fund të vitit.

Lirimi i të burgosurve, vjen pak para fillimit të një samiti që do të mbajhet në këtë vend, e në të cilin do të marrin pjesë liderë nga Azia juglindore dhe Pacifiku.

Hla Maung Shwe, anëtar i një grupi qeveritar për të burgosurit, tha se 56 personat e liruar ishin rebelë të grupit etnik kachin, të cilët luftojnë për pavarësi ose autonomi më të madhe, brenda shtetit multietnik të Birmanisë.

Qindra të burgsour politikë janë liruar që nga viti 2011, kur presidenti Thein Sein erdhi në pushtet, si pjesë e reformave shtetërore që shënuan kalimin e Birmanisë nga qeverisja ushtarake disa dekadëshe.
XS
SM
MD
LG